Wednesday, June 19, 2013

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Ylli i zbuluar së fundmi nga T.I., është spekuluar se ka shfrytëzuar operacionet estetike për të bërë trupin e saj më atraktiv. Megjithatë, krijuesja e hitit “Work”, i ka hedhur poshtë këto zëra.
“Ky trup është natyral i imi. Natyrisht se është i imi. Unë kam dëgjuar se nuk është prapanicë natyurale. Kam dëgjuar gjëra të ndryshme. Unë kam dëgjuar se kam shtuar implante, kam dëgjuar gjëra të ndryshme bizare”.
“Por, ky është mishi im, është prapanica ime. Unë kam dëgjuar se edhe në fytyrë kam ndërhyrë me implante. Dhe, vërtetë për një moment mendova se kam pasur shumë implante. Por, ku kam kohë të bëj gjithë këto operacione?”, potencoi Azalea

No comments:

Post a Comment